Rama: S’mund të vendos në interes të asnjë biznesi

August 23, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar për mbylljen për qarkullimin e automjete të rrugicat e Bibliotekës Kombëtare. Ai ka thënë se komuna ka prioritet interesin e përgjithshëm publik dhe nuk mund të vendosë në interes të asnjë biznesi mbi interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

“Në cilësinë e Kryetarit të Kryeqytetit kam marrë vendim për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve ‘Rexhep Luci’ dhe ‘Qamil Hoxha’ si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare.

Nuk do të lejoj që dhjetëra vetura që parkohen në hapësira të përbashkëta publike të privojnë shfrytëzimin e kësaj hapësire në të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai.

Krytari Rama ka thënë se qëllimisht nuk e ka marrë këtë vendim derisa është funksionalizuar Parkingu Nëntokësor në Qendër, i cili ka në dispozicion 624 vendparkime për vetura.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Al Nassr nënshkruan me Aymeric Laporte

Story i radhës

Kumanova u nda nga Mustafë Ebibi, drejtor i SHF “Bajram Shabani”

Të fundit nga

ShkoLartë