“Rama s’mund ta blejë kurrë Ilir Metën dhe Sali Berishën”/ Meta apel socialistëve: Largojeni sa më shpejt, ose do përfundoni

February 18, 2023
1 minut lexim

Partia e lirisë ka mbledhur sot Komitetin Drejtues Kombëtar.

Në fjalën e tij kryetari Ilir Meta tha se kryeministri i vendit Edi Rama mund të ketë të ardhura për të korruptuar gjithkënd, por se atë dhe kryedemokratin Sali Berisha nuk mund t’i blejë dot.

“Mund të ketë lekë sa të dojë por Ilir Metën e Sali Berishën nuk i blen dot. I bëj thirrje socialistëve ta largojnë sa më shpejt që të mos përfundojë si Pasoku. Asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi.

Çon IKMT dhe policinë në kundërshtim me ligjin në biznesin e Agron Shehaj. Sepse është në terrorin e asaj që ka mbjellë e që do ta vjellë.

Del e deklaron drejtori i tij i papërgjegjshëm që as Presidenca nuk i ka letrat në rregull. Deri në ’90 edhe fishekët kanë qenë me inventar.

Por pse e thonë këtë? Sepse duan të krijojnë pasiguri për pronën në çdo qytetar.

Besoj se e dëgjuar edhe raportin e fundit për IKMT e famshme. Të gjithë ata do përgjigjen para ligjit, të tërë ata janë në monitorime nesër nuk ka justifikim se kështu na tha ai i gjati, që së shpejti do jetë më i shkurtri, një tartabiq.
Shkruajnë mediat botërore se si krimi kontrollon policinë.

Kanë kudo kamera kontrollojnë bizneset e vënë gjoba, kontrollojnë jetën e qyteteve tona”, deklaroi Meta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Emini: Besoj se ky do të jetë viti i Voska Sport-it

Story i radhës

Ç’po ndodh mes shokëve të ngushtë? Tani i kthehet ashpër Kiarës

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë