Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar se dhe kryeqyteti, së shpejti do ta ketë shtatoren e heroit të Kombit “Adem Jashari”.
Rama ka bërë të ditur se sot ka takuar Bekim Jasharin, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit për vendosjen e shtatores.
Ndërsa, ka thënë se për kryeqytetin është privilegj por dhe përgjegjësi, ta ketë shtatoren e Adem Jasharit.
“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin. Bashkë diskutuam për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari. Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë”, ka shkruar Rama në Facebook.