Rama: Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendi të cilin ai e përfaqëson ka marrë një tjetër rol ndërkombëtar.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan pro Shqipërisë si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026, raporton Klan Kosova.

“15 anëtarët e rinj të KDNJ: Shqipëria, Brazili, Bullgaria, Burundi, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Dominikane, Franca, Gana, Indonezia, Japonia, Kuvajti, Malaui dhe Holanda”, ka shkruar Rama në Facebook.

Story i mëparshëm

Horoskopi i datës 12 tetor 2023

Story i radhës

Hyn në dyqan i armatosur dhe kërkon paratë, momenti kur shitësja e guximshme e nxjerr jashtë!

Të fundit nga