Rama: Shqipëria renditet në top 5 destinacionet për t’u vizituar në vitin 2023

1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama, në një takim në Berat, ka folur për Shqipërinë duke thënë se është kthyer në një destinacion turistik. I tha se një nga revistat më të rëndësishme të turizmit ka renditur Shqipërinë si një ndër top 5 destinacionet për t’u vizituar.

Sot imazhi i Shqipërisë është shumë ndryshe, sado që mundohen dhe nuk po lënë dy gurë bashkë për ta goditur.  Pashë një artikull të revistës më të rëndësishme të turizmit “Lonly Planet” që e kishte renditur Shqipërinë në një nga 5 destinacionet për t’u vizituar në 2023. Dhe ju e keni parë se sa shumë revista, sa shumë portale globale, sa shumë gazeta të mëdha kanë shkruar për Shqipërinë si destinacion. Dhe nuk është e rastësishme, që në terma relativë, ka numrin më të madh të vizitorëve që nga 2019, kur goditi pandemia. Dhe nuk është rastësi që këto agroturzime që po ndërtohen, ia vlejnë”, tha Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova me formacion interesant ndaj Armenisë

Story i radhës

Dështon propozimi i Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, Spanja dhe Sllovakia votojnë kundër

Të fundit nga