Rama: Shpërthimin e luftës së 3-të botërore s’mund ta parashikojmë e as ta evitojmë

February 25, 2022
1 minut lexim

schedule19:33 – 25 Shkurt, 2022

Gjatë një konference për shtyp pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, kryeminsitri Edi Rama tha se lufta në Ukrainë e nisur nga Rusia është reale dhe ka impakt në ekonomi, por se sa do të jetë mbetet për t’u parë saktë në rrugën e zhvillimit të ngjarjeve.

Teksa ka folur për shqetësimet e qytetarëve të cilët i kanë shkruar nëse lufta mund të vijë në Shqipëri, kryeministri tha se një shpërthim të luftës së 3 botërore nuk mund ta parashikojmë dhe as ta evitojmë nëse ndodh. Por në këto momente ai tha se Shqipëria është në një pozicion “komod”.

“Jemi vend i Natos dhe sot është përsëritur nga të gjithë se vendet e Natos, çdo vend  i Natos është në një tjetër regjim mbrojtje. Në rastin e Ukrainës jemi partner me Ukrainën por sipas kushtetutës së Natos se vëmë menjëherë në lëvizje artikullin 5 që kur sulmohet njëri vend janë sulmuar të gjithë dhe në atë moment janë të gjithë që mbrohen. Ka një pjesë njerëzish që janë të shqetësuar që kjo luftë mund të vijë në Shqipëri dhe ne s’kemi avionë ne s’kemi raketa etj. Shqipëria nuk është në Nato një vend anëtar për të pasur raketa është në Nato një vend anëtar që ka një sërë prioritetesh të vetat të koordinuara me aleancën.

Ka sot investimin që po kryhet për një bazë ajrore të Natos në vend, avionët e Natos do jenë aty. Nëse lufta e 3 shpërthen është diçka që s’e parashikojmë dot dhe as nuk e evitojmë dot nëse të tjerë e nisin. S’jemi në këto kushte duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta është reale dhe ka impakt real në ekonomi pa diskutim. Sa dhe si është për t’u parë në rrugën e zhvillimit të ngjarjeve. Pozicioni ynë është solid, komod, në thonjëza se s’ka asnjë komoditet në këto kushte”, tha Rama.

/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gazetarët në Ukrainë: Po transmetojmë nga një bunker, po fshihemi nga raketat ruse

Story i radhës

I riu nga Drenica, këshilltar i ekipit olimpik të Gjermanisë në Breakdance

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë