Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar se derisa po bëjnë ç’mos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar.
Sipas tij, edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore.
Ai ka postuar një video në Facebook, ku edhe ka shkruar se duhet ta duam, ta respektojmë dhe të kujdesemi për Prishtinë tonë.
“Ju lutemi secilit qytetar që të lajmërojë këto vandalizma në një nga numrat e Qendrës së Thirrjeve të Kryeqytetit 0800 1 22 33, 0800 1 22 44, 038 245 777 në mënyrë që të ndërmerren masa”, ka shkruar ai.