Rama refuzoi debatin, Berisha: Nuk ia mban, unë e pres deri nesër

May 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kandidatët e Partisë Socialiste nuk kanë pranuar të dalin në debate për shkak se kështu i ka urdhëruar kryeministri Rama.

“Mosballafaqimi në studio ka qenë urdhri i Edi Ramës. Ne ishim dhe jemi të gatshëm në çdo kohë. E përsëris, ka kohë deri pasnesër, por nuk ia mban”, tha Berisha në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN.

Të shtunën e kaluar, në një intervistë ekskluzive në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, kryeministri Edi Rama tregoi se ka refuzuar të debatojë me Berishën. “Nuk i përmbush kushtet për të pasur fatin e një debati me mua, një individ katran me bojë, i cili nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë sime, pa pështyrë e pa shkelur me këmbë”.

E njëjta pyetje iu bë shefit të qeverisë edhe për 10 kandidatët e tjerë në garën për kryeministër, disa prej të cilëve, si për shembull Adriatik Lapaj e Lulzim Basha e kanë ftuar në debat. “Nuk i njoh si kundërshtarë në kuptimin… Ata tani janë por, me Lulin unë më shumë se sa të komunikoj me video “selfie”, nuk besoj se mund të bëj”, u përgjigj ai. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Tre muaj nga zhdukja e Mile Todorov nga Negotina

Story i radhës

Shkëndija e Tetovës shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga

Takimi Dimovska – Tavçar

1 Shkup, 27 maj  – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, janë në vizitë në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë në Lubjanë më 27 dhe
sqmken
ShkoLartë