Kryeministri Edi Rama i kundërpërgjigjet sërish opozitës për udhëtimet e tij me avion jashtë vendit që sipas kryedemokratit, Sali Berisha shkojnë deri në 22 milionë euro. Shpifje dhe gënjeshtra nga ana e opozitës i ka konsideruar Rama akuzat e bëra, duke theksuar se udhëtimet sipas tij “u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e asaj që thotë Berisha”.
“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2012 226.893Lek të reja 2020 193.331Lek të reja”, shkruan Rama.
“Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër”, shton me tej kryeministri në një postim në Twitter.