rama publikon raportin e pare te punes ky eshte vec fillimi 62555eff92114

Rama publikon Raportin e Parë të Punës: Ky është veç fillimi

April 12, 2022
min lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë raportin e punës së tij nga 7 dhjetori i vitit të kaluar deri më 31 mars 2022. Në këtë raport, ai thotë se punuan “ngjeshur” derisa shton se ky është vetëm fillimi.

Gjatë këtyre muajve udhëheqje të kryeqytetit, Rama mori kritika të shumta për të kundërtën e atyre që po deklaron në prezantimin e raportit të punës së tij. Qytetarët e akuzuan për punë jo të mjaftueshme, por Rama po thotë se u bë shumë më shumë në anën e medaljes që s’është fort e dukshme në publik.  

“Sot, mund të shpallim se shumë nga projektet e premtuara gjatë fushatës, i kemi vënë në binarët e duhur. Siç do ta shihni në Raportin e parë të punës, projekte nga të gjitha llojet e sektorëve: urbane, infrastrukturore, brendapërbrenda dhe rretheqark; shëndetësore, në këto kohë sfiduese; restauruese, në linjë me vizionin tonë për Prishtinën e përjetimeve; mjedisore, për hapësira të reja të gjelbëruara; bujqësore, për ujitjen e tokave të mbjella; zhvillim rural, rekreative, për më shumë ndërveprim sportiv. Këto të mësipërmet janë veç disa nga nismat e deritashme dhe të gjitha vetëm nga “ana e dukshme e medaljes””, ka thënë Rama.

Rama shtoi se “punuam ngjeshur” edhe që i gjithë kabineti të zotërojë njohje të mirëfilltë të legjislacionit në fuqi (primar e sekondar) në fushën e vetëqeverisjes lokale.

Ai tha se Prishtina, ndryshe nga çdo komunë tjetër, me Ligjin për Kryeqytetin gëzon status të veçantë, që përkthehet në kompetenca, por edhe në përgjegjësi të shtuara dhe tha se ky realitet përkon me ambicien e tyre.

“Ne duam ta shtrijmë, deri në nivele kapilare, brenda dhe jashtë organit tonë vetëqeverisës, mendësinë e re – atë të Institucionit të Kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Partneritetet e panumërta, që gjatë këtyre ditëve i zyrtarizuam me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, me ambasadorë të huaj, me ministra e titullarë të tjerë të pushtetit qendror, si dhe akterë të tjerë ndërkombëtarë e vendorë, po i konkretizojmë, gjithmonë duke i gjetur pikëtakimet me palën ndërvepruese, pikërisht drejt vizionit tonë transformues për Kryeqytetin e Prishtinës”.

Theks të veçantë kryetari i kryeqytetit i vendosi edhe takimeve me drejtues organizatash të ndryshme joqeveritare, pjesëtarë të komunitetit të biznesit, të artistëve, të asociacioneve sportive, fetare, e deri te ato me qytetarë.

“Asnjë qeverisje gjithëpërfshirëse nuk mund të mendohet pa kontakte të ngushta e pa mirëbesimin e njerëzve që artikulojnë nevoja e propozime prej grupesh të ndryshme interesi, ndërkohë që veprojnë edhe si kundërpesha që ndihmon për ta mirëmbajtur baraspeshimin. Gjithçka, në fund, bëhet për interesin e përbashkët qytetar. Ky është vetëm fillimi. E rëndësishmja është se jemi vënë, tashmë me hapa gjithnjë më të sigurt e më të shpejtë, në rrugë të mbarë”, ka përfunduar Rama.

Raporti KËTU

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

278254287 534294898064919 8019388922307738683 n
Story i mëparshëm

Skandaloze/ Shqiprim Arifi zbulon pamjet se si e gjeti kabinetin e komunës

ARTAN GRUBI 3
Story i radhës

Grubi: Hiqen maskat ne hapësira te mbyllura

Të fundit nga

Jeta e Arionit pas ndarjes nga Diana

Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arion Rexha po shijon jetën si beqar. Pas ndarjes nga partnerja e tij, Diana Tahiri, ai ka ndarë copëza nga jeta e

Sulm masiv me dron në Moskë

Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur në një sulm “masiv” me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin e kryeqytetit, thonë zyrtarët lokalë. Guvernatori rajonal Andrei Vorobyev thotë
ShkoLartë