Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi pak para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Në imazhin e publikuar në rrjetet sociale, Rama shfaqet pranë flamurit shqiptar, në pritje të daljes së tij në foltoren e OKB-së.
Rama ndodhet në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, ku këtë të premte pritet t’u drejtohet përfaqësuesve të vendeve anëtare.
Sipas axhendës së publikuar, fjalimi i tij ishte parashikuar për rreth orës 17:00 me orën lokale.
Burimi: botasot.info


