tragjedi ne australi nena akuzohet per vrasjen e dy femijeve i treti ne gjendje kritike 6ab6b4f574277

Tragjedi në Australi: Nëna akuzohet për vrasjen e dy fëmijëve, i treti në gjendje kritike

September 25, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Blue Mountains, në perëndim të Sydney-t, të dielën pasdite. Një grua 42-vjeçare dyshohet se ka goditur me thikë tre fëmijët e saj, 5, 3 dhe 1 vjeç, ndërsa ndodheshin brenda një automjeti në Valley Heights.

Fëmija 5-vjeçar humbi jetën në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të kalimtarëve për t’i dhënë ndihmën e parë. Dy fëmijët e tjerë u dërguan me urgjencë në spital me plagë të rënda.

Por pesë ditë pas ngjarjes, policia njoftoi se edhe fëmija 1-vjeçar ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë, fëmija 3-vjeçar vijon të jetë në gjendje kritike.

Nëna është arrestuar dhe ndaj saj është ngritur një tjetër akuzë për vrasje pas vdekjes së fëmijës 1-vjeçar. Ajo do të qëndrojë në paraburgim deri në paraqitjen e radhës në gjykatë.

Babai i fëmijëve ka qëndruar në spital së bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes. Sipas një burimi pranë familjes, ai ndodhej në punë kur mori lajmin tragjik. Ai kishte menduar se bashkëshortja kishte dalë me fëmijët për një piknik, por u njoftua se djali pesëvjeçar kishte humbur jetën. Që prej atëherë, ai është në spital, duke u kujdesur për 3-vjeçarin e mbijetuar.

Ngjarja u zbulua nga dy çiklistë, të cilët gjetën automjetin me dyert e hapura dhe gruan të shtrirë e të gjakosur pranë tij. Ata u dhanë ndihmën e parë gruas dhe fëmijëve dhe njoftuan shërbimet e emergjencës. Policia e ka përshkruar skenën si jashtëzakonisht tronditëse.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama publikon foto pak para fjalimit ne okb kryeministri prane flamurit shqiptar 6ab6b490677cc
Lajmi i mëparshëm

Rama publikon foto pak para fjalimit në OKB, Kryeministri pranë flamurit shqiptar

rihanna ndez rrjetet sociale me te brendshme 6ab6b5bb7db95
Lajmi i radhës

Rihanna “ndez” rrjetet sociale me të brendshme

Të fundit nga

ShkoLartë