drenas edhe familjet deliu e muqolli qe u goditen nga masakrat kerkojne drejtesi per clirimtaret 6ab6b4194b30f

Drenas: Edhe familjet Deliu e Muqolli që u goditën nga masakrat kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

September 25, 2026
min lexim

Aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, është kundërshtuar edhe në Drenas nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilat kanë kërkuar drejtësi dhe kanë bërë thirrje për mbrojtjen e, siç thanë, të vërtetës për luftën e Kosovës.

Protestuesit kanë përsëritur thirrjen “Jo në emrin tim!”, ndërsa përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta kanë kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale dhe mënyrën e trajtimit të luftës së UÇK-së.

Kryetari i organizatave të dala nga Lufta, dega në Drenas, Enver Hajdari, tha se nuk pajtohen me dënimet e shqiptuara ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Hajdari: Aktgjykimi i Hagës nuk është fjala e fundit e historisë

“Jemi këtu sepse nuk pajtohemi me dënimin e shqiptuar nga Haga ndaj katër figurave kryesore të luftës dhe historisë sonë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Por sot u themi qartë: kjo nuk është fjala e fundit e historisë. Ne jemi të shqetësuar thellë për mënyrën se si po trajtohet lufta jonë, në bazë të provave të pretenduara që janë të pabazuara dhe nuk kanë asnjë efekt”, tha Hajdari.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se përkrahja për ish-drejtuesit e UÇK-së duhet të shprehet në mënyrë paqësore dhe demokratike.

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër gjenocidin e Serbisë

“Me ftesë të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi këtu në këtë protestë kundër aktgjykimit të turpshëm në Hagë. Jemi këtu bashkë për t’i përkrahur heronjtë tanë të luftës dhe paqes, që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Përkrahja jonë shprehet me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike. Qytetarët e Drenasit e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër gjenocidin shekullor të Serbisë”, tha Lladrovci.

Ai përmendi edhe masakrat dhe varrezat masive në disa lokalitete të Drenasit, duke thënë se ato dëshmojnë, sipas tij, përvojën e drejtpërdrejtë të kësaj komune gjatë luftës.

Në mesin e folësve ishte edhe Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i cili tha se qytetarët nuk duhet të heshtin për atë që ai e cilësoi si luftë të drejtë të UÇK-së. Ai u bëri thirrje partive shqiptare që të bashkohen rreth kësaj çështjeje, duke e cilësuar atë më të madhe se dallimet politike.

Krasniqi: Çështja e UÇK-së është më e madhe se secila parti dhe individ

“Ata që dikur na mbrojtën, sot kanë nevojë që ne të mos heshtim, duke mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së. Ne nuk po mbrojmë vetëm të kaluarën, por po mbrojmë edhe të ardhmen e shtetit tonë, kujtesën e brezave dhe të drejtën tonë për ta treguar historinë ashtu siç është. UÇK-ja bëri luftë të drejtë. UÇK-ja bëri luftë për dinjitetin tonë. Sot duhet t’i lëmë mënjanë të gjitha dallimet politike. Të gjitha partitë shqiptare duhet të bashkohen rreth një çështjeje që është më e madhe se secila parti, më e madhe se secili individ”, tha ai.

Në foltore dolën edhe përfaqësues të familjeve Deliu e Muqolli, dy prej familjeve anëtarët e të cilave u masakruan në luftë.

Imer Deliu e kundërshtoi aktgjykimin, duke thënë se ai prek, sipas tij, jo vetëm ish-drejtuesit e UÇK-së, por edhe mënyrën se si trajtohet historia e luftës në Kosovë.

Deliu: Vendimi i Speciales e përbalt gjakun e derdhur për liri

“Ky është një vendim të cilin të gjithë e kundërshtojmë dhe e thërrasim: ‘Jo në emrin tim!’. Vendimi i Gjykatës Speciale nuk i ndëshkon vetëm anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe udhëheqësit e UÇK-së, por e ndëshkon historinë tonë. E përbalt gjakun e derdhur për liri të fëmijëve, nënave, motrave, të të gjitha gjeneratave, njëra pas tjetrës. Prandaj, i themi: ‘Jo në emrin tim!’”, tha Deliu.

Me të njëjtën thirrje u shpreh edhe Skender Muçolli, i cili tha se drejtësia për viktimat e luftës dhe ruajtja e së vërtetës për brezat e ardhshëm kërkojnë, sipas tij, bashkim përtej dallimeve politike dhe individuale.

Muçolli: E vërteta e luftës kërkon tejkalimin e dallimeve individuale

“Ka momente kur, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi mes nesh, duhet të na bashkojnë çështje të cilat i kalojnë kufijtë individualë të vetë individit. Drejtësia për viktimat e luftës, përpjekjet për të vërtetën e luftës dhe ruajtja e asaj të vërtete për brezat që vijnë pas nesh janë çështje të cilat kërkojnë tejkalimin e kufijve individualë dhe bashkimin e të gjitha forcave dhe energjive në një drejtim të vetëm: në mbrojtjen e interesit nacional dhe kombëtar”, shtoi Muçolli.

Protesta në Drenas është pjesë e protestave të organizuara nga Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së në disa qytete të Kosovës, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

autobusi del nga rruga te stence e tetoves policia ne kerkim te shoferit 6ab69d8dc9e63
Lajmi i mëparshëm

Autobusi del nga rruga te Stençë e Tetovës, policia në kërkim të shoferit

rama publikon foto pak para fjalimit ne okb kryeministri prane flamurit shqiptar 6ab6b490677cc
Lajmi i radhës

Rama publikon foto pak para fjalimit në OKB, Kryeministri pranë flamurit shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë