Rama: PS nuk ka asnjë moment që të ketë tradhtuar interesin kombëtar

May 3, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Sarandë, u shpreh se partia që drejton, ka dëshmuar së është alternativa që mbron interesin kombëtar.

Ai shpreh se në 35 vjet, PS mund te këtë bërë dhe gabime, por nuk ka asnjë rast që ka tradhtuar interesin kombëtar.

“PS është për interesin kombëtar. PS ka bërë shumë gabime në 35 vjet, mund të këtë pasur momente  jo për t’u krenuar, por nuk ka asnjë moment që të këtë tradhtuar interesin kombëtar. Na duhet një shumicë dhe një mesazh, që në populli shqiptare e duam Shqipërinë në BE”, theksoi Rama.

Ai shtoi se më 16 maj në Tiranë do të zbarkojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës. Kjo ngjarje shtoi ai është dëshmi e arritjeve dhe besimit që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

“Në 16 maj, kur të ketë përfunduar numërimi i votave, aty poshtë, nën këmbët e Skënderbeut në Tiranë, do vijojnë të tërë udhëheqësit e kontinentit evropian, e paimagjinueshme deri para pak vitesh”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Taravari: Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, shteti shkon drejt më të mirës

Story i radhës

Driton Tali: Partitē politike tē mblidhen dhe tē merren vesh pēr datēn e zgjedhjeve

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë