Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Shkup.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski.
Pas kësaj ceremonie, do të nisë mbledhja mes dy qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, në sallën solemne të qeverisë maqedonase, ku do të flasin edhe dy krerët e qeverive.
Në mbledhje do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive.