“Prishtina për një kohë të gjatë ka stanguar, s’ka pasë investime të mëdha kapitale”.
Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në intervistë në emisionin “Ju flet Prishtina”.
Mirëpo, sipas tij, tashmë kryeqyteti po frymon më pozitivisht edhe qytetarët janë më pozitivë, sepse tani po punohet me intensitet më të madh për t’ua lehtësuar jetën.