Rama poston videon me kryeministrin maqedonas dhe kancelarin gjerman: Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup!

min lexim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar në lidhje me shakanë e tij që e bëri në drejtim të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për të cilët pati reagime të mëdha, sidomos nga maqedonasit.

Rama në një postim në Twitter i ka quajtur histerike sulmet ndaj Kovaçevskit, ndërsa thotë se ka ironizuar bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, ka shkruar Rama.

Rama këtë shaka me Kovaçevskin, e bëri pardje (e premte) në Selanik në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku morën pjesë krerët nga rajoni, si dhe kancelari gjerman Olaf Scholz,dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

 

Këtë shaka të Ramës, Kovaçevski nuk e mori për keq dhe filloi të qesh. Por politikanë të ndryshëm, në veçanti ata të opozitës maqedonase kanë kërkuar përgjegjësi për sjelljen e Kovaçevskit  në lidhje me këtë situatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Publikohet lista me emrat e futbollistëve të reprezentacionit të Tetovës

Story i radhës

“Ekziston një shans për heqjen e vetos Bullgare”

Të fundit nga