schedule18:24 – 4 Mars, 2022
Lufta në Ukrainë është kthyer në kryefjalën botërore, ku tashmë sytë dhe vëmendja e gjithë globit është përqendruar në lindje.
Kryeministri Edi Rama sëfundmi ka postuar një tjetër foto që tregon atë se çfarë po ndodh në Ukrainë.
Në foton e postuar nga kryeministri shihet një ushtar ukrainas që mban një foshnje në krahë duke e nxjerrë atë nga rrënojat.
Kanë qenë me qindra fotot e postuar në rrjet gjatë ditëve të fundit të cilat tregoojnë tragjedinë dhe atë se çfarë përjeton populli ukrainas në këto momente, ku lufta nuk po kursen as fëmijët. /