Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj zërave se Shqipëria nuk po jep asnjë ndihmë për Ukrainën.
Përmes rrjeteve sociale, ai konfirmon se vendi ynë jo vetëm ka dhënë ndihma, por ka qenë ndër të parët. Megjithate, sipas Kryeministrit, Qeveria nuk ka preferuar ta bëjë publike këtë akt.
“Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete!
Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës“, shkruan Rama.