rama per listen e pd se nuk ka sjelle ne berat as tomorrin bufi e di qe eshte i humbur e i vdekur politikisht 67d9a67d52435

Rama për listën e PD-së: Nuk ka sjellë në Berat as Tomorrin! Bufi e di që është i humbur e i vdekur politikisht!

March 18, 2025
min lexim

Kryeministri Edi Rama, nga Berati ka komentuar listën e Partisë Demokratike për Tiranën, të cilën e cilësoi si një bunker për opozitën.

“Po të shihnin listën e mbyllur në Tiranë, ajo është për opozitë, ata janë që të gjithë bashkë të fillojnë “na i vodhën, na i vodhën, na i vodhën, na i morën, na i morën, na i morën”, dhe të mos kontestojnë fare situatën e  kënetës”, tha Rama.

Sipas tij, këto aleanca janë të krijuara vetëm në funksion të një individi privat, për problemet e tij private, duke nënkuptuar këtu, kryedemokratin Sali Berisha, për të cilin tha se “ai e di shumë mirë, është i humbur, i vdekur, i pakallur politikisht”.

Rama u ndal gjithashtu te listë e Beratit, duke shprehur habi për mungesën e deputetit Tomorr Alizoti.

“Po shihja listën e Beratit, se kuptova, ku është Tomorr Alizoti të paktën, Tomorri ku ka ikur! Më duket sikur kishin heq ndonjë çmimin Nobel, as Tomorrin nuk e sollën më në Berat”, tha ai.

Në fund, Rama u shpreh se opozita do marrë një mesazh të fortë, duke thënë: “ne duhet tua bëjmë Nocin këtu, si kukurec Poliçani”.

Rama: Që kur lanë Kujtim Gjuzin në listë të hapur, u zhgënjeva. Bën atë listën e mbyllur si bunker, po ta shohësh, lista e mbyllur e Tiranës i thotë të gjitha, është një bunker për opozitë. Nëse hynin në mendjen e njerëzve në territorin e Shqipërisë, ka një mendje që i di më mirë se të gjitha mendjet që do humbasi, është mendja e bufit. Ai e di shumë mirë, është i humbur, i vdekur, i pakallur politikisht. Nëse hyn të mendja e Lulit, ai e di që do fitojë.

Po të shihnin listën e mbyllur në Tiranë, ajo është për opozitë, ata janë që të gjithë bashkë të fillojnë “na i vodhën, na i vodhën, na i vodhën, na i morën, na i morën, na i morën”, dhe të mos kontestojnë fare situatën e  kënetës. Kaq! Ajo është një aleancë në funksion të një individi privat, për problemet e tij private. Demokratëve u duhet thënë.

Po shihja listën e Beratit, se kuptova, ku është Tomorr Alizoti të paktën, Tomorri ku ka ikur! Më duket sikur kishin heq ndonjë çmimin Nobel, as Tomorrin nuk e sollën më në Berat. E dinë që do humbin. Unë mendoj se ne duhet tua bëjmë Nocin këtu, si kukurec Poliçani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fati i gjuhes shqipe nen meshiren e tragjedise 67d9a1162a49f
Story i mëparshëm

Fati i gjuhës shqipe nën mëshirën e tragjedisë!

familja thaci falenderon qytetaret dhe institucionet per nderimet dhe ngushellimet e sotme 67d9afdeb1613
Story i radhës

Familja Thaçi falënderon qytetarët dhe institucionet për nderimet dhe ngushëllimet e sotme

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë