Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka bërë homazhe te shtatorja e komandantit, Zahir Pajaziti, në 27-vjetorin e rënies.
Sipas njoftimit të tij në Facebook, Rama ka shkruar se Zahir Pajaziti është frymëzim i përjetshëm për brezat që vijnë.
Tutje, ai i ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, siç i quajti ai, përherë si udhërrëfyes për ndërtimin e shtetit të Kosovës.