Rama për “Der Spiegel”: Rusia po nxit konfliktin në Ballkan, Putini po rrezikon paqen e brishtë

min lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel” ka folur edhe për pavarësinë e  Kosovës dhe luftën në Ukrainë.

Rama për këtë revistë tha se vendimi për pavarësi ishte i duhuri dhe se tashmë Serbia e Kosova janë në një proces pajtimi.

Ai shtoi se Putini vazhdon dhe e përmend Kosovën, duke theksuar se Rusia po nxit konfliktin në Ballkan dhe po rrezikon paqen e brishtë.

Rama: Vendimi për pavarësinë e Kosovës ishte i duhuri. Në fund të fundit, tani ka edhe një proces paqeje dhe pajtimi, edhe nëse do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Putin thotë: Kosova, Kosova, Kosova. Rusia po nxit konfliktin në Ballkan dhe po rrezikon paqen e brishtë. Ajo do të ishte e kënaqur nëse diçka do të lëvizte në drejtim të konfliktit.

Rama po ashtu tha se kohët e fundit ka pasur edhe zhvillime inkurajuese në Ballkan, duke u shprehur se do që Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi të krijojnë një lloj minizone Schengen

Rama: Kohët e fundit ka pasur edhe zhvillime inkurajuese në Ballkan. Kështu që unë dua që Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi të krijojnë një lloj minizone Schengen për të bërë shkëmbime më të mira.

Ndërkohë, Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, për të cilën tha se ajo u bë shkas për promovimin e nismës përmes procesit të Berlinit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryetari i SBASHK-ut, Rr. Jasharaj, duhet të përgjigjet penalisht për pengimin e fillimit të vitit të ri shkollor 2022/23 në Kosovë..!?

Story i radhës

​Ministri Peci viziton fermerët në Kqiq të Mitrovicës

Të fundit nga