Rama: Për 39 ditë përfundon rruga “Muharrem Fejza”

March 17, 2022
1 minut lexim

“Nga sot, për 39 ditë pritet të përfundojë rregullimi i kësaj rruge”.

Kështu është shprehur kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ishte i pranishëm në inspektimin e procesit të zhvendosjes së kiosqeve në këtë rrugë.

Ai tha se gjendja e kësaj rrugë ka qenë katastrofike.

“Kemi ardhë deri te negociata, jemi duke bërë zhvendosjen e këtyre kabinave që do të na lejon përfundimin e rrugës Muharrem Fejza deri te në pikën ku është hap, e gjithë ajo që është me zhavor. Krejt rruga deri tani ka qenë në një gjendje të keqe, gjendje katastorfale, e ne kemi marrë masat e menjëhershme për me shtru me zhvor sepse gjatë kohës me temperaturë përfundi 0 gradë nuk mundesh me kry punë tjera. Po ashtu edhe kohërave me të reshura, me shi e me bore nuk janë kushtet për zhvillim të rrugëve. I kemi edhe 39 ditë prej sot që do ta përfundojmë gjithë rrugën Muharrem Fejza. Më pastaj vazhdojmë me analizën e gjendjes ekzistuese edhe me kanalizimet”, thotë Rama.

Kryetari Rama njoftoi se tash e tutje çdo projekt që bëhet do të planifikohet në mënyrë të mirëfilltë.

“Më mirë me planifiku pak më gjatë që kur të fillon zhvillimi i projektit mos të ketë probleme, puna shkon më shpejtë pastaj. Kështu do jetë tash e tutje në Prishtinë”, thotë ai.

Ndryshe sot gjatë ditës, Komuna e Prishtinës ka nisur aksionin për zhvendosjen e kiosqeve në rrugën “Muharrem Fejza”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkoi në banesa për të pastruar, shkupjania vodhi flori në vlerë prej 960 mijë denarë!

Story i radhës

Bislimi: Serbia ta kontaktojë Kosovën, nëse arrihet marrëveshje mbahen zgjedhjet e 3 prillit

Të fundit nga

ShkoLartë