Rama-pedagogëve: Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe. Kanë marrë urdhër…

November 1, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e pedagogëve për të hyrë në grevë urie nga dita e mërkurë (2 nëntor).

Rama e konisderon këtë vendim si urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë.

“Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe”- shkruan Rama.

Reagimi i plotë:

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!”

Vendimi i pedagogëve për grevë urie vjen si përshkallëzim i protestës së tyre me bojkot që ka nisur me fillimin e vitit të ri akademik në universitete.

Pedagogët kanë tre kërkesa kryesore pa plotësimin e të cilave kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen : 1.Rritja e pagave 2. Rritja e financimeve për kërkimet shkencore 3.Rivlerësimi i orëve mësimore.

Nga ana tjetër qeveria është shprehur e prerë që nuk do të ketë rritje për pagat e pedagogëve.

Megjithatë protesta e tyre ka qenë e përçarë pasi në disa universitete mësimi është bojkotuar ndërsa në disa të tjera vijon normalisht.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vendosi goli i Shabanit

Story i radhës

Koulibaly: Nuk do ta vishja kurrë fanelën e tyre

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë