​Rama pas finales: Shqipëria la përshtypje fantastike në të gjithë Evropën

May 26, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka lënë përshtypje fantastike në sytë e Evropës me organizimin e finales së Ligës së Konferencës në Tiranë.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan që nata e së mërkurës të jetë një eurombrëmje.

“Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Evropës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, në finalen e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” u ballafaquan Roma dhe Feynordi. Skuadra italiane triumfoi me rezultat minimal 1-0. Realizues i golit ishte Nicolo Zaniolo në minutën e 33-të.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vuçiç vlerëson Edi Ramën: Shqipëria po na mbështet aq sa Hungaria

Story i radhës

21 vjeçarja sulmohet seksualisht në platformën e realitetit virtual të Meta

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë