rama parate ruse te pd se jane fakt mcgonigal nuk akuzohet per asgje nga keto qe fliten 63d2f97b73dce

​Rama: Paratë ruse të PD-së janë fakt, McGonigal nuk akuzohet për asgjë nga këto që fliten

January 26, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish përmes zyrës së tij të shtypit për akuzat që opozita i ka drejtuar në kuadër të çështjes McGonigal.

“Ky mal i madh mbarsur me fantazi dhe ligësi, do të pjellë edhe më pak se një mi. Fatmirësisht gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje me mua a me qeverinë shqiptare. Paratë e marra prej rusëve nga PD nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht. Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara”.

Sipas kryeministrit, McGonigal “në këtë çështje nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij”.

Edhe më qesharake për kryeministrin janë akuzat për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri, “si pjesë e këtij konspiracioni agjenturor të tipit kinematografik ‘Fije që priten’. Kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash. Të lidhësh një aksioner rus të këtyre kompanive (i cili së fundmi është përjashtuar prej tyre si një individ nën sanksionet e luftës) me këtë përrallë që edhe pa të është krejt groteske, do të thotë të jesh në dëshpërim total”.

Rama vijon replikën me opozitën duke deklaruar se “dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse s’ka kokë ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi votën me partinë e Putinit në Këshillin e Evropës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni dhe s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

reali barazon ne kohen e rregullt me atleticon 63d2f7620c521
Story i mëparshëm

Reali barazon në kohën e rregullt me Atleticon 

histori ne fitnes rrefehet 24 vjecari kam te dashur por nje grua ne palester vazhdimisht me 63d2f9c05fd59
Story i radhës

Histori në fitnes, rrëfehet 24 vjeçari: Kam të dashur, por një grua në palestër vazhdimisht më…

Të fundit nga

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në
ShkoLartë