Rama paralajmëron taksë të jashtëzakonshme dhe zbulon cili biznes do e paguajë

November 5, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë vendimin që pritet të marrë qeveria për vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë në vend.

Gjatë një takimi në Lushnje, Rama tha se ata janë kategoria e biznesit që përfitojnë më shumë nga lufta, pasi sipas tij, e shesin energjinë më shtrenjtë.

Kreu i qeverisë tha se nuk do të lejojë që prodhuesit e energjisë të marrin gjithë fitimin për vete. Ai u shpreh se qeveria do marrë një pjesë të fitimit përmes kësaj takse dhe do ua japë kategorive më në nevojë.

Rama: Nuk mund të rrisim rrogat e pedagogëve pasi ua rritëm me 7% dhe me 8%. Më shumë nuk ka. Ne ato që kemi tani, do i mbledhim të gjitha dhe në fillim të dhjetorit do ia japim pensionistëve, por jo pedagogëve. Pensionistët i meritojnë më shumë.

Do vendosim taksën e jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë. Lufta është skenari më i mirë për to, pasi tani e shesin energjinë shumëfish. Ne nuk do e lëmë që fitimin ta mbajnë të gjithëve, do u marrim një pjesë të fitimit dhe do ua japim atyre në nevojë. Është koha të rrisni pagat. Pagat janë më të larta se sa ato që deklarohen. E tha ai i PD-së.

E di mo xhan i thashë, por në sektorin e bujqësisë thash jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë kontrolle. Unë e di që 340 mijë lekë është pagë e ulët, por di që ka qenë 180 mijë lekë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Godet rivalin me kokë në Gjermani, mbrojtësi i Kosovës humb qetësinë

Story i radhës

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Filipine, humbin jetën 155 persona

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë