Qeveria heq dorë nga dhënia e shtetësisë shqiptare dhe e gjithë procedura që duhet dikujt për ta marrë atë kalon me koncension. Është ky vendimi më i fundit i Qeverisë Rama i cili saktëson se vendimi ka të bëjë me programet e dhënies së shtetësisë shqiptare. Vendimi në fjalë pritet të shkaktojë reagime të forta pasi ky koncensionka të bëjë me dhënien koncension te privati, të procedurave të shtetësisë e cila në vetvete është një e drejtë kushtetuese dhe e pa delegueshme nga shteti.
Dhënia e shtetësisë shqiptare do të jepet me koncension. Kjo përcaktohet në një prej vendimeve të firmosuara nga kryeministri Edi Rama dhe që mban datën 29 korrik dhe në të thuhet se koncensioni ka të bëjë me “zbatimin e procedurave të koncensionit/partneritet publik privat në sektorin e programeve të shtetësisë”.
Deri më tani dhënia e shtetësisë shqiptare, e drejtë Kushtetuese, ishte një proces i gjatë, ku përfshihen disa institucione, madje edhe ato të sigurisë, ndërsa gjithçka formalizohej me një dekret që mbante firmën e Presidentit të Republikës.
Procesi përfshin një seri hallkash, dhe sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare, ai zgjat deri në 3 muaj.
Por duket se një vendim me propozim të ministrit të Brendshëm, Bledi Ccucci zhbën gjithë procesin dhe shërbimi kalon me koncension.
Në vendimin e firmosur nga Rama nuk jepen detaje se si mund të aplikohet, apo se si do të veprohet, kjo pasi shtetësia shqiptare fitohet me lindje; origjinë; lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë; natyralizim dhe birësim.
Nuk dihet se sa mund të përfitojë koncensionari nga ky proces, por deri më sot shteti shqiptar për çdo aplikim arkëtonte 30 euro.
Kryeministri Edi Rama kohë më parë ka hedhur idenë e përfitimit të shtetësisë shqiptare, kundrejt investimit që mund të bënte në Shqipëri personi i interesuar. Kjo solli reagime në atë kohë edhe nga organizma ndërkombëtare, çka duket se detyroi Kryeministrin të tërhiqej.
Por siç duket ishte një tërheqje e përkohshme, përderisa ai po jep me koncension procedurën e dhënies së shtetësisë.