rama nis betejen per thacin shqiperia propozon rezolute kunder pretendimeve te dick martyt 62d578bfce31f

Rama nis betejën për Thaçin, Shqipëria propozon rezolutë kundër pretendimeve të Dick Martyt

July 18, 2022
min lexim

Një muaj pas vizitës së Qeverisë së Shqipërisë në Kosovë në krye me Edi Ramën, i cili paralajmëroi se Tirana, do të nisë një fushatë që do të përfshijë Uashingtonin, Parisin, Berlinin e qendra tjera të botës,  për t’a dokumentuar se Ushtria Clirimtare e Kosovës s’ka qenë e përfshirë në trafikim organesh, ka lëvizur Partia Socialiste e Shqipërisë. Ky subjekt politik që drejtohet nga Rama ka deponuar në Kuvendin e Shqipërisë një propozim për një “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedh poshtë pretendimet për trafikim organesh.

Në propozimin për rezolutë të cilën e kanë iniciar deputetët e PS’së  Taulant Balla, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Etjen Xhafaj, Petro Koci, Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollcaku, Ilir Pendavinji e Arben PËLLUMBI thuhet se PS beson se do të ketë  “mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë” dhe se me këtë projekt rezolutë synohet të vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

Ndërsa në tekstin e projekt rezolutës që pritet t’i propozohet ligjvënëseve shqiptarë thuhet se hetimet e thelluara rreth pohimeve të Dick Martut për trafikim organesh mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara prandaj theksohet se të tilla duhet të konsiderohen edhe nga ndërkombëtarët.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

“Konstaton se, pas më shumë se dhjetë vitesh hetime të thelluara nga Task Forca Hetimore Speciale e BE dhe pasardhësja e saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendimet e ngritura në Raportin e  Dick Marty për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, të përfshira në Rezolutën 1782 (2011) të APKiE, pika 1 dhe pika 4, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare”

Gazeta Express ka siguruar propozimin e PS’së për këtë rezolutë dhe tekstin e projketrezolutës, të cilat mund t’i lexoni më poshtë./Ekspress/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kryeministria per sulmin kibernetik ndaj e albania te dhenat e qytetareve nuk jane prekur 62d57889529f3
Story i mëparshëm

Kryeministria për sulmin kibernetik ndaj e-Albania: Të dhënat e qytetarëve nuk janë prekur

ne nje klub duke tokur gotat del foto e fundit e tre viktimave te masakres se fushe krujes 62d579a99544d
Story i radhës

Në një klub duke tokur gotat, del foto e fundit e tre viktimave të masakrës së Fushë-Krujës

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë