​Rama nga Azerbajxhani: Synojmë të ndërtojmë një qendër gazi të lëngshëm në Vlorë

min lexim

Kryeministri shqiptar, Edi Rama mori pjesë këtë të premte në Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi rëndësinë e Korridorit Jugor të gazit, në një kohë kur furnizmimet e gazit rus në BE kanë rënë në 8% dhe së shpejti do të shkojnë drejt zeros.

Rama tha se me ndihmën e Azerbajxhanit, Shqipëria po kryen gazifikimin e vendit dhe së shpejti pritet të ndërtohet një qendër gazi të lëngshëm në qytetin e Vlorës. “Aktualisht në Shqipëri po përpiqemi të ecim para në procesin e gazifikimit të vendit. Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme me TAP synojmë të ndërtojmë një qendër gazi natyror të lëngshëm në Vlorë, një qytet strategjik në jug të Shqipërisë”, tha Rama.

Rama u ndal dhe tek progresi i Shqipërisë për diversifikimin e burimeve energjitike.

“Sot ky format është shndërruar në një urë ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë që gjelbër. Sot jemi të gjithë dëshmitar se korridori jugor i gazit ka ndryshuar tashmë shumë jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurt. Ndërsa Evropa po mbledh furnizimet me gaz të lëngshëm natyror korridori jugor i gazit do të mbetet një nga burimet e pakëta konkurruese të gazit që vjen në BE.

Me përqindjen e gazit rus në BE që po bie nga 40% në aktualisht 8% dhe së shpejti në 0%, me agjendën e gjelbër dhe përpjekjet për shkarbonizim në pikën më të lartë, gazi i Azerbajxhanit dhe rajoni Kaspik janë thelbësor për të ardhmen tonë të përbashkët. Për sa i përkon Shqipërisë, ne jemi të pozicionuar startegjikisht në rrugën e gazsjellësit trans-adriatik, që është një lidhje jetike në korridorin jugor të gazit.

Ne do orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme dhe zhvillimit të infrastrukturës së qëndrueshme. Ajo që ne po bëjmë është do e diversfikojmë në burime tona të energjisë që mbështeten kryesisht në burime hidrike. Investimet në energjinë e qëndrueshme dhe të ripërtëritshme janë thelbësore, vitet e fundit ato e kanë shndërruar Shqipërisë në një vend të natyrshëm të tranzicionit të gjelbër dhe të inovacionit në sektorin energjitik”, tha Rama.

Story i mëparshëm

ФЕВРУАРИ СУПЕР ДОБИТЕН ЗА ИГРАЧИТЕ НА ВЛТ: ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА ИМ ИСПЛАТИ НА ИГРАЧИТЕ НЕВЕРОЈАТНИ 70 МИЛИОНИ

Story i radhës

МАРТ ВОЗБУДЛИВ ЗА ИГРАЧИТЕ НА ВЛТ: ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА ИМ ИСПЛАТИ НА ИГРАЧИТЕ ФАНТАСТИЧНИ 45.122.901

Të fundit nga