Rama në takim me maskën me trëndafil, Blinken: Mirëpresim 100 vitet e ardhshme, reagon ambasada

February 16, 2022
1 minut lexim

schedule08:50 – 16 Shkurt, 2022

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka ndarë foto me kryeministrin Edi Rama nga takimi i një dite më parë në Uashington.

Blinken shkruan se ishte kënaqësi të mirëpriste Ramën për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Kënaqësi të mirëpres kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ne mirëpresim 100 vitet e ardhshme”, shkruan Blinken.

Ajo që bie në sy te kryeministri Edi Rama është maska anti-COVID me trëndafil. Ndërkohë ambasada e SHBA ka zbardhur detaje nga takimi mes Ramës dhe Blinken që ka pasur në fokus bashkëpunimin mes dy vendeve mbi çështjet rajonale dhe globale.

“Ishte kënaqësi të prisja Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ne mirëpresim 100 vitet e ardhshme”, tha Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken mbi takimin e tij me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Washington D.C. Sekretari Blinken dhe Kryeministri shqiptar Rama biseduan gjithashtu edhe mbi bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale”, thuhet në postimin e ambasadës.

/

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Për të mos humbur blerësit, tregtarët në Maqedoni s’e respektojnë ligjin

Story i radhës

LSDM: Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së kërkojnë para nga Qeveria dhe nuk punojnë asgjë

Të fundit nga

Nuk është më trajner i Milanit

Tashmë është zyrtare: Sergio Conceiçao nuk do të jetë më trajner i Milanit. Klubi kuqezi ka bërë publik njoftimin nëpërmjet një komunikate zyrtare: “AC Milan dhe Sérgio Conceição nuk do të vazhdojnë
sqmken
ShkoLartë