Rama në Rrogozhinë: Është momenti që gocat t’i thonë çunave më trego kë do votosh, pastaj shohim…

min lexim

Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me qytetarët në Rrogozhinë u shpreh qytetarët kanë mundësi të zgjedhin njeriun i cili punon për qytetin e tyre.

Gjatë fjalës së tij Rama nuk la pa shigjetuar edhe opozitën, ndërsa theksoi se mes tyre janë ende duke u marrë me bravën dhe varrenë.

“Kanditët i sjellin ata që nuk kanë mendje të bëjnë punë , por të eliminojnë njëri-tjetrin. Është hall kur kacafyten dy njerëz që qëllim kanë eliminimin e njëri-tjetrit. Jo rastësisht ka ndodhur që të identifikohen me dy objekte që nuk kanë lidhje me punën, vrava dhe varreja. Nëse doni ti vini një bravë Rrogozhinës merreni dhe vendosjani,. Nëse donin bishtin që të vijë vërdallë në qytet merreni bishtin edhe tundeni.

Unë as nuk i njoh farë, por nuk mjafton të jesh njëri i mirë që të jesh një qytetar i mirë. Që jeta jonë e komunitetit të jetë më i pastër, që kopshtet të kenë standarde të mira këtë e bën aktivizimi politik për të cilën këtu u fol. Do të doja që të mos kishim mbi kokat tona renë e trishtimit për ata që njerëz atje që po përballen me diçka monstruoze.

Por ne kemi ardhur këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj për një djalë që realisht e meriton respektin, besimin dhe një nëjfarë mënyre është një shembull pozitiv për komunitetin. Është kthyer nga jashtë për të dhënë një kontribut dhe me aq sa e kam njohur është i njëjti që kam takuar ditën e parë, nuk ka vënë peshë dhe tregon se është me këmbë në tokë. Ata që janë në ajër këtu lërini në ajër, përpiquni dhe me të tjerë që më tutje të përmirësohemi me durim për të gjitha gjërat në bashkinë Rrogozhinë.”, tha Rama.

Rama, nuk i kurseu as batutat. “Sa më shumë shokë dhe shoqe atje. Bile bile është rasti që gocat ti thonë çunave hajde ma trego kë do votosh pastaj shihemi nga java tjetër dhe flasim”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPJ dërgon ekip diplomatik në Ukrainë për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve të RMV-së

Story i radhës

Ukraine Crypto Donations Near USD 54M Following Airdrop Announcement; Airdrop Canceled

Të fundit nga