Rama në Pediatrinë e Tiranës: Nis investimi për fazën e dytë të modernizimit të spitalit

December 24, 2022
1 minut lexim

Ka nisur faza e dytë e investimit në Pediatrinë e Tiranës, ku pritet të bëhet një rehabilitim nga themelet. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në pediatri, ku tha se spitali i fëmijëve në QSUT do të modernizohet. Po ashtu, për të gëzuar të vegjlit në prag të festave, Rama u shpërndau edhe disa dhurata.

“Në Pediatrinë e Tiranës, ku çelet investimi i ri për fazën e dytë të modernizimit të spitalit të fëmijëve në QSUT, dhe për të gëzuar sadopak të vegjlit që në këtë vigjilje Krishtlindje, po marrin trajtim, nën kujdesin e stafeve mjekësore”, tha ai.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogetrta Manastirliu u shpreh se me fazën e dytë të investimit, do të kryhet i gjithë rehabilitimi i strukturës spitalore, shkruan Rtsh.

“Faza e dytë zeron të gjithë rehabilitimin e strukturës pediatrike. Janë 120 shtretër dhe përfshihen të gjitha shërbimet e pediatrisë së përgjithshme. Është një investim i buxhetit të shtetit, 6.6 mln euro. Me fazën e dytë kompletohet i gjithë spitali pediatrik. Do ketë një rehabilitim nga themelet”, u shpreh ministrja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Idrizi: Serioziteti në stërvitje, gjithmonë sjell sukses 

Story i radhës

Pas 10 vitesh në një histori të trazuar dashurie, Leonora Jakupi drejt martesës me “babain” e tenderave!

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë