rama ne forumin e trt pa erdogan muret e evropes nuk do te qendronin ne kembe 639343e1d4b94

​Rama në forumin e TRT: Pa Erdogan muret e Evropës nuk do të qëndronin në këmbë

December 9, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin turk Tayip Erdogan morën pjesë në forumin e TRT për të diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Evropian, si edhe luftën në Ukrainë.

Në fjalën e mbajtur në këtë forum, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar angazhimin e vendeve të Evropës dhe Ballkanit Perëndimor për gjetjeve e zgjidhjeve për dhënien fund të luftës ruse në Ukrainë. Rama ka vlerësuar gjithashtu punën e bërë nga presidenti turk Tayip Erdogan dhe komunikimet e vazhdueshme që ka zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin, për të sjellë më të zbutur konfliktin në Ukrainë.

“Ndaj me ju bindjen se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me të. Por është një agresion ndaj gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike dhe inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike. Pa Merkelin nderi i Evropës nuk do ishte i sigurt pasi ishte ajo që i hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por pa Erdoganin, muret e Evropës nuk do të qëndronin në këmbë’, ka thënë ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ekskluzive qortoi kurtin eurodeputeti gjerman i reagon borellit dhe jep nje lajm te mire per kosoven 639343cfb4f0f
Story i mëparshëm

Ekskluzive: Qortoi Kurtin, eurodeputeti gjerman i reagon Borellit dhe jep një lajm të mirë për Kosovën

ke e rinovoi marreveshjen me maqedonine e veriut per luften kunder terrorizmit 6393444467b78
Story i radhës

KE e rinovoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për luftën kundër terrorizmit

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë