Rama mohon se u kërcënua

1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar të jetë kërcënuar nga ndonjë qytetarë, ani se policia e ka arrestuar një person për kanosje ndaj tij.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, kreu i kryeqytetit, tha se raportimet për kërcënimin e tij nuk janë të sakta.

“Mediet kanë raportuar një kërcënim ndaj meje si Kryetar i Kryeqytetit. Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Mirëpo, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh tha se kanë arrestuar një person për kanosje ndaj kryetarit të komunës dhe kryesuesit të kuvendit komunal.

“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Komuna e Prishtinë  08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Story i mëparshëm

Raportim ekskluziv i Reuters-it: Putin po kërkon një armëpushim në vijat aktuale të frontit

Story i radhës

“Lufta e vitit 2001 e panevojshme, shqiptarët do t’i kishin realizuar të drejtat e tyre – kam pirë kafe me veteranët e UÇK-së”, thotë Angelov.

Të fundit nga