Rama, mirënjohje për mjekun që i stabilizoi tensionin me “karamele”: I thashë u plaka, më tha u poqe!

December 17, 2022
1 minut lexim

Prof.Dr.Artan Goda, mjeku kardiolog në QSUT ishte mes shumë bluzave të bardha që morën mirënjohje në prag të festave të fundivitit nga shefi i qeverisë Edi Rama.

Ky i fundit madje zbuloi se Goda është mjeku që i stabilizoi tensionin.

Rama: Mirënjohje të veçantë meriton dhe Shërbimi i Kardiologjisë në QSUT. Kam kënaqësinë ti jap një nga këto mirënjohje profesor Artanit. Po zbuloj dhe një sekret. Në një moment të caktuar të jetës i besova profesor Artanit sepse fillova të shoh lëkundjet e tensionit. E falenderoj me vete shpesh sepse ma ka stabilizuar tensionin në mënyrë perfekte. Kjo është vetëm një nga faktet e mia të fshehura në lidhje me shërbimin shëndetësor.

E them këtë për të gjithë ata që dyshojnë se mjekët tanë mund t’u japin shërbimin dhe ekspertizën më të mirë. Padyshim që mund ta japin. E vërteta është se ndonjëherë kam tentuar ti kap dhe në gabim duke bërë një kontroll paralel kur kam pasur mundësi jashtë shtetit. E provova këtë gjë nja dy herë. Më doli e njëjta gjë që thoshin këta këtu dhe vendosa të rri me këta këtu. Faleminderit profesor!

Rama zbuloi më tej se kontaktin e parë me doktorin e kishte pasur kur ishte kryetar bashkie i Tiranës teksa solli për të pranishmit dhe disa momente gazmore në bisedën mes tyre.

Rama: Kur më vizitoi doktori isha kryetar bashkie dhe më tha do marrësh një karamele të vogël çdo mëngjes dhe nuk do kesh probleme. Si do ta marr çdo mëngjes i thashë, deri kur? Do ta marrësh, tha. I thashë, ore çfarë bëhet kështu, u plaka. Ky më tha, nuk u plake por u poqe.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ronaldinho: Brazili ishte në presion

Story i radhës

Specialja dënoi me 26 vjet burg ish-komandantin e UÇK-së, njohësit e drejtësisë të habitur me vendimin

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë