Rama me rektorët e universiteteve në Romë: Shqipëria dhe Italia kanë një lidhje të veçantë

min lexim

schedule14:48 – 7 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Itali. Kreu i qeverisë është takuar me rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, për të rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare.

Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Kryeministri tha se shqiptarët kanë një ndjesi të veçantë për Italinë.

“Problemet që janë tani të pranishme janë njëherë edhe probleme të përbashkëta. Një ndër problemet është ikja e të rinjve drejt veriut të Italisë dhe ikja e të rinjve drejt veriut të Evropës. do të na duhet ta orientojmë këtë problem në mënyrë profesionale, pa rënë në kurthin e politikave të së shkuarës që nuk kanë ndryshuar asgjë në këtë situatë.

Ekziston një lidhje e veçantë mes Shqipërisë dhe Italisë. Për shqiptarët Italia është një pjesë e tokës së tyre, e ëndrrave të tyre. Është një det që na ndan, një histori që jo gjithmonë nuk na ka bashkuar, por ekziston një ndjenjë e veçantë përkatësie e përbashkët. Marrëdhënia me Italinë është tejet e veçantë. Për sa i takon arsimit ka shumë për të bërë. Ndërmes kësaj është edhe Evropa, programet evropiane që ne do të donin t’i përfitonim.

Kemi shumë për të mësuar dhe jemi me fat që jemi kaq afër Italisë dhe nga ana tjetër Italia ka këtë gatishmëri vëllazërore për të na dhënë sa më shumë, njohurinë. Sepse vendet tona dallojnë nga njëri-tjetri jo për atë që kanë por për atë që dinë. Ne jemi me të vërtet me fat që ju kemi juve kaq afër”, tha Rama. g.v/abcnews.al

Story i mëparshëm

Shkarkimi, Meta padi në prokurori: Kuvendi depozitoi prova të falsifikuara

Story i radhës

Sako viziton Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara: Të angazhuar për të shtuar shërbimet për këtë kategori

Të fundit nga