rama me grate e vajzat ne gjirokaster kjo eshte nje shqiperi krejt tjeter 6807cae3391e7

Rama me gratë e vajzat në Gjirokastër: Kjo është një Shqipëri krejt tjetër

April 22, 2025
min lexim

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat e qarkut Gjirokastër, ka folur për turizin, duke thënë se sot Shqipëria është tjetër. Rama tha se pazari i Gjirokastrës është plot turistë, edhe pse nuk është fundjavë. Ndërsa shtoi se dikur vetëm 2-3 dyer gjeje për të trokitur.

Kreu i qeverisë bëri batuta me kandidatin për deputet në këtë qark, Tërmet Peçin, duke thënë

“Tepelena kishte një xhep fals. Ma ka thënë Tërmeti njëherë, ‘komandant, s’e kishim imagjinuar ndonjëherë bionde nga Suedia të bënin xhiro në Tepelenë’. Bjonde, sy bojqelli, suedeze, duke bërë xhiro te Ali Palashi, deri në Memaliaj. Kjo Shqipëri është një Shqipëri krejt tjetër”, tha ai.

Rama: Arsyeja pse kam vendosur që në këtë xhiro të parë të këtyre ditëve të bëjmë këto takime të mëdha me gra dhe vajza është se së pari jam shumë krenar që PS ka këtë fuqi të madhe të grave dhe vajzave që i është bashkuar fuqisë së djemve dhe burrave.

Duke pasur parasysh se nga sa larg e kemi nisur këtë revolucion, kemi gjithë arsyet për të qenë krenar dhe të mos ndalemi këtu. Kemi arritur në 40% por nuk duhet të ndalemi derisa të shkojmë 50%.

Si ka mundësi që kur ne morëm detyrën, na shikonin dhe dëgjonin, pa respekt. Nuk kishim besim. Si ka mundësi që këta sot kanë arritur në përfundimin që e duan Shqipërinë brenda në familjen europiane? Janë të sëmurë? Po këta që monitorojnë proceset që lidhen me administratë? Janë të sëmurë edhe këta? Apo janë të tërë të blerë.

Shpjegimi është i thjeshtë. Këta njerëz nuk e dinë fare dhe kur e shohin nuk duan ta shohin, Shqipërinë reale që ndryshon çdo ditë.

Unë dje erdha me Mirelën në Gjirokastër dhe i gjithë pazari ishte plotë. Nuk është as fundjave. Në këtë qytet kur ne e kemi filluar detyrën kishte dy tre dyer ku mund të trokisje për të fjetur. Edhe ata përpëliteshin për mbijetesë nga mungesa e turistëve.

Kur kam vajtur në Libohovë jam shastisur. Kishte vetëm një kafene. Sot ka bujtina. Tepelena kishte një xhep fals. Ma ka thënë Tërmeti njehere, komandat, se kishim imagjinuar ndonjëherë bionde nga Suedia të bënin xhiro në Tepelenë. Bjonde, sy bojqelli, suedeze, duke bërë xhiro te Ali Palashi, deri në Memaliaj. Kjo Shqipëri është një Shqipëri krejt tjetër.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

qytetaret te jene te kujdesshem dhe te mos hapin mesazhe te dyshimta 6807c5830be51
Story i mëparshëm

Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe të dyshimta

vrasja e policit tome gashi reagon ashper pjesetar fetar ish polic e ish oficer i fsk se te dyshuar per perfshirje ne vrasje 6807d47f27411
Story i radhës

Vrasja e policit/ Tomë Gashi reagon ashpër: Pjesëtar fetar, ish-polic e ish-oficer i FSK-së të dyshuar për përfshirje në vrasje…

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë