Rama me diasporën në New York, Haçkaj: E turpshme si shqiptari dhunon shqiptarin

October 27, 2024
1 minut lexim

Florian Haçkaj, aktivist nga Diaspora e lirë (New York) komentoi në një intervistë për Euronews Albania takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi një ditë më parë me diasporën shqiptare në SHBA.

Ai u shpreh se pamjet e nxjerrjes jashtë me forcë e disa djemve që protestuan brenda sallës ku Rama mbante fjalimin janë në të turpshme, pasi ata u dhunuan nga vetë shqiptarët që ishin mbledhur aty për të mbështetur Ramën.

“Protesta tregon shumë për diasporën, pati protesta jashtë, pati protesta brenda, unë jam shumë krenar, ata ishin djem nga Diaspora e lirë. Dhe patë edhe gjënë më të keqe që vetë njerëzit, pra shqiptarët kundër shqiptarëve ngrihen dhe dhunojë protestuesit, kjo është e turpshme.

Qytetarët që janë aty, në momentin që kryeministri po bënte propagandë me votën e diasporës u ngritën dhe thanë ‘hajdut’. Po të isha kryeministër do i kisha dhënë mikrofoni dhe do thosha, prit çfarë kanë për të thënë ata, por jo, autokratët janë mësuar të shtypin me dhunë. Njerëzit që u çuan dhe i dhunuan ishin shqiptarë. Siguria, që ishte nga amerikanët, e ka për detyrë që t’i nxjerrë jashtë. Pamje të turpshme si shqiptari dhunon shqiptarin, por kjo nuk është diaspora”, tha Haçkaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nënshkruhen marrëveshjet – 250 milionë u jepen donacion komunave – ja kush përfiton

Story i radhës

Murati: Themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet realitet

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë