Rama me Dhomat e Biznesit: Anketat për klimën e biznesit, arbitrate! Energjia? Nxisim kalimin e konsumit me energji diellore

min lexim

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me dhomat e biznesit mbi rekomandimet e tyre për përmirësimin e klimës dhe forcimin e dialogut për të rritur reciprokisht kontributin në funksion të zhvillimit ekonomik e social të vendit.

Në fjalën e tij Rama pohoi se klima e biznesit ka problematikat e veta, por theksoi se lehtësitë e krijuara janë të dukshme. Kreu i qeverisë ishte kritik ndaj anketave të zhvilluara mbi klimën e biznesit ndërsa theksoi se nuk mund të bien pre e sondazheve që nuk pasqyrojnë të vërtetën.

Që klima e biznesit ka problematikat e veta kjo as nuk diskutohet, por janë lehtësuar procese që sot janë elektronike. Por është e pamundur të jemi pre e sondazheve jo profensionale, që cënojnë klimën e biznesit. Nuk mund të jemi pre e kanaleve që përcojnë opinione që nuk përputhen me realitetin.”

Duke u ndalur te kriza energjitike, Rama theksoi se qeveria nxit konsumin energjitik me burim energjinë diellore.

Situata me energjinë. Dëshiroj të theksoj nevojën që të nxisim kalimin e një pjese të konsumit energjetik me burim energjinë diellore. Është koha për ti rënë lapsit të gjithë dhe për të mos kërkuar që investimet të pranohen nga shteti si investime që duhet të përkthehen si shkëmbim energjie. Kjo s’mund të ndodhë. Llogaria është shumë e thjeshtë, cdo investim që bëhet për të prodhuar një pjesë të energjisë nga dielli, ul ndjeshëm kostot e energjisë për biznesin. Jemi të hapur që të konsiderojmë instrumenta incentivues për ti bërë këto investime. Nuk dëshiroj të hedhim ide të pakolauduara. Por i presim të gjitha idetë nga ju për sesi mund të lehtësojmë investimin, duke harruar shkëmbimin e energjisë, është teknikisht e pamundur.”

Ndër të tjera Rama theksoi se do të krijohen kushtet për zhvillimin e kurseve në mënyrë që biznesi të ketë shumë më tepër burime njerëzore të kualifikuara në informatikë, në IT.

“Ne do të ndërmarrim një proces kontaktesh me kompanitë për t’i informuar për krijimin e kushteve sot në Shqipëri për të zhvilluar në një kohë të shpejtë përmes kurseve të certifikuara ndërkombëtarisht, në mënyrë që biznesi të ketë shumë më tepër burime njerëzore të kualifikuara në informatikë, në IT. Është e domosdoshme që kompanitë të informohen të marrin pjesë duke financuar ato burime njerëzore që I duhen për vetë. Kërkesat për IT, janë të shumta, janë në rritje. Ndaj ne besojmë se duke krijuar një ndërveprim në funksion të zhvillimit të këtyre kurseve, të mund të realizojmë një kërcim në aspektet e kapaciteteve të kompanive dhe u japim mundësi të rinjve të punësohen në një punë të mirëpaguar. Kështu rrisim edhe kapacitetit e biznesit.”

Takimi nisi me një minut heshtje, si homazh për Mretëreshën Elizabeth II, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 96-vjecare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fansi i propozon për martesë, Rita Ora i kthehen përgjigjen epike (VIDEO)

Story i radhës

Fillon Prince Caffe Superliga, pritet të jetë shumë interesant

Të fundit nga