Socialistët në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar kaluan rezolutën kundër Dick Marti për trafikimin e organeve njerëzorë nga drejtuesit e UÇK-së. Në këtë dokument i kërkohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishikojë raportin e Dick Marty pasi sipas rezolutës mbi asnjë provë drejtuesit e shtetit të Kosovës përballën me sagën e proceseve gjyqësore.
Edi Rama: Të vëmë ne vend nderin e këtij kombi. Nuk mundet kurrë që ne ta pranojmë që ky komb i jep jetë një lëvizje çlirimtare që na qenka një njësi terroriste kriminelësh që merret me trafik organesh. Kjo rezolutë synon të lëvizë Këshillin e Europës.
Demokratët do t’i bashkojnë votat me socialistët, por edhe njëherë dështuan t’i imponohen maxhorancës për t’i pranuar dy amendamentet e tyre që dënonin edhe gjenocidin serb në Kosovë.
Edi Rama: Duhet dakordësia e aleatëve tanë, se nuk mund të bëhemi ne si foltorja dhe si gojorja në sytë e botës dhe në sy të asaj bashkësie demokratike pa të cilën nuk do të kishte Kosovë farë.
Kaq ka mjaftuar për Kryeministrin Rama që të shpërthejë ndaj opozitës, madje duke përdorur një fjalor mjaft të ashpër që bie ndesh me kodin etik.
As kafja e konsumuar në kuvend nuk mundi ta qetësonte shefin e qeverisë për të shpërthyer ndaj Sali Berishës si nj faktor që sipas tij ndikoi negativisht në fatin e drejtuesve të Kosovës të cilët ndodhen në Hagë.
Edi Rama: Njësi terroriste UÇK-në e ka quajtur një i vdekur që është këtu dhe vjen vërdallë dhe kujton se është i gjatë. Zanafilla e raportit të Dick Marty është vota e PD në Këshillin e Europës.
Sali Berisha: Nuk është e vërtetë kurrë qy është votuar raport n Këshillin e Europës. Është votuar rezoluta.
Por ish-kryeministri mendon ndryshe nga kundërshtari i tij politik, sipas Sali Berishës është Edi Rama ai që e futi Ish Presidentin e Kosovës në një lojë të rrezikshme Ballkanike.
Sali Berisha: Në procesin e arrestimit të Hashim Thaçit qëndron një trinom Kremlin-Beograd-Tiranë. E futi Hashim Thaçin në spiralet e ndryshimit të kufijve në Ballkan.
As Lulzim Basha, i cili pas disa seancash mungesë u paraqit në foltore, nuk arriti ta bindë Ramën që të përfshijë në rezolutë dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, edhe pse kryeministri e vuri edhe njëherë në pah marrëdhënien e tyre.
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Kreshnik Çollaku: PO! Edhe unë do ta votoj e mbështes atë
Lulzim Basha: Sado të fshihet pas sokëllimave, gjuhës së shthurur dhe banalitetit të gënjeshtrave është në fakt një amnisti ndaj një të shkuare që rrezikon të përsritet.
Edi Rama: Asnjë fjalë për Dick Marty, asnjë fjalë për Hashim Thaçin, asnjë fjalë për UÇK-në, vetëm për slobodanin dhe për mua.
Opozita përballë shefit të maxhorancës u tregua e pafuqishme të reagojë ndaj sumeve të tij, por atë që nuk e bënë demokratët, e arriten fëmijët të cilët zhvilluan një vizitë në seancë plenare. Prania e tyre bëri që Edi Rama të tërhiqej nga gjuha agresive dhe të ulej në karrigen e tij, edhe pse pa lënë ironitë me deputetët e opozitës.
Edi Rama: Unë personalisht do të ndaloj tani fjalën.