Rama: Mbi 4 mijë herë janë përdorur biçikletat e Prishtina Bikes, nga lansimi i projektit

October 4, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se biçikletat e Prishtina Bikes janë përdorur mbi 4 mijë herë që nga lansimi i projektit.

Ai ka thënë se janë krijuar mbi 5 mijë llogari në aplikacionin nextbike, që thotë se tregon interesimin e shtuar.

Që nga lansimi i projektit, në vetëm 30 ditët e para, biçikletat e Prishtina Bikes janë përdorur mbi 4,000 herë , duke dëshmuar interesin e madh të qytetarëve për këtë mënyrë të qëndrueshme transporti.

 Përveç kësaj, janë krijuar 5,154 llogari të reja në aplikacionin nextbike , që tregon për interesim të shtuar në përdorimin e biçikletave , duke sjellë përfitime për shëndetin, mjedisin  dhe uljen e trafikut  në kryeqytet”, ka shkruar Rama.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pasholli: Furnizues me gaz kanë zgjedhur kompaninë e njeriut të parë të LukOil në Bullgari, që njihet si njeriu më i afërt rus

Story i radhës

Zuckerberg bëhet personi i dytë më i pasur në botë

Të fundit nga

ShkoLartë