Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku edhe do të zhvillojë një takim me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Ai ka publikuar disa pamje nga pritja ceremoniale që i është bërë atij në aeroport nga autoritetet gjermane.
Takimi mes shefit të qeverisë shqiptare Rama dhe kancelarit Scholz do të nisë nesër në orën 18:00, e më pas, të dy politikanët do të dalin në një konferencë për shtyp.
Fokusi i bisedës mes Ramës e Scholz do jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si dhe çështje të tjera ekonomike e politike mes dy vendeve tona.