Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është lutur për sa më shumë shi në Shqipëri, në mënyrë që të luftohen inflacioni i shkaktuar nga lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë.
Ai në një video shihet duke nisur mëngjesin në zyrë të Partisë Socialiste, ku fillimisht përshëndet dy breshka të cilat gjenden atje.
“Paçit të gjithë një javë të mbarë me sa më shumë shi mundësisht. Shiu s’duhet të na harrojë, pasi na duhet për ta luftuar inflacionin e luftës së Putin-it, që nuk e kemi sjellë ne, por duhet bërë çdo gjë ta lehtësojmë sa më shumë për të gjithë ju”, ka thënë ai.
Kryeministri shqiptar ka folur edhe për Partinë Socialiste.
“Një ditë e re, një javë e re, në zyrën e Partisë Socialiste, për ta nisur edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re, atë të zgjedhjeve vendore. Me dialogun me komunitete në të gjithë Shqipërinë. Për qeverisjen vendore dhe për sfidat e përbashkëta”, tha ai.