Po mbahet seanca e Kuvendit të Shqipërisë.
Rama: Përmendja e tyre, ata që i përmendi nuk jetojnë me parimet, me qëllimet, me aspirata apo me shembullin e tyre, ju flisni sot me ta, por ndërkohë që ata donin një Shqipëri kur e drejta e pronës ishte e garantuar, ju përfaqësoni aty partinë që e shkatërroi të drejtën e pronës. Ata donin një Shqipëri që mos të ishin të tërë si këmbët e dhisë, nuk e di sa mundësi kishit që të hapnit dosjet e Sigurimit të Shtetit, i hapëm ne. Ata luftuan për një Shqipëri të drejtë , duhet të gjeni emrat dhe të bëni një listë tjetër, ndërkohë që i dhatë dëmshpërblim fisit dhe farefisit, të gjallë dhe u desh që të vinim ne të dëmshpërblenim ne të gjallët, ata donin një Shqipëri të orientuar një Shqipëri të orientuar nga perëndimi, ju përfaqësoni palën antiamerikane, dhe jeni krenar në vend të logos së PD ka damkën e vendosur nga SHBA. Shko laje gojën mirë për të gjitha ato që ke thënë për mbështetje të atij flamuri të rreckosur, për atyre që komunizmi u mori jetën.
Leskaj: Unë nuk fola për të vdekur të zakonshëm,por heronj, detyrim shpirtëror moral politik është për të gjithë ne. 21, 22, 23 maj të ’73-shit, unë fola për qëndrestarë të politikës. Sot edhe juve duhet të më bashkoheshit , vdekatari më i zakonshëm jeni ju, jam unë, jemi ne, se do ikim pa lënë gjurmë në këtë jetë.