​Rama: Korridori 8, zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore të BE-së

December 12, 2022
1 minut lexim

​Rama: Korridori 8, zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore të BE-së.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e projektit për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, nga studioja prestigjioze holandeze “Royal Haskoning DHV”.

Rama u shpreh gjatë fjalës në këtë prezantim se Korridori 8 është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimit rrugor, hekurudhor të BE-së, dhe ky ishte një ndër lajmet më të rëndësishme që u tha gjatë samitit historik të 6 dhjetorit në Tiranë.

“Lajmi shumë i rëndësishëm i samitit, ishte ndër lajme të tjera se Korridori 8 tanimë është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimit rrugor, hekurudhor të Bashkimin Europian, që do të thotë që ne mund të kemi akses edhe në mbështetjen europiane për ndërtimin e kësaj vepre kaq shumë të rëndësishme dhe për këtë arsye sot ne nënshkruajmë dhe dokumentin me qeverinë e Maqedonisë së Veriut për Portin e Thatë të Strugës ku siç e thashë, siç e tha dhe Eriku në fakt, duhet të paguajë qeveria e Maqedonisë së Veriut, se ne Kosovën marrim përsipër”, tha Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tri skuadra angleze në garë për Rabiot

Story i radhës

Escobar përfundon takimin me Kurtin, nuk komenton situatën në veri të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë