Rama: Kemi shkëputur tri kontrata me kompani të papërgjegjshme

1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka shkëputur tri kontrata me kompani të papërgjegjshme të cilat sipas tij, nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik.

“Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse.

Nuk do të tolerojmë papërgjegjësi dhe jo-seriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive që tilla do t’u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit”, ka shkruar ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ligji i pronave/ Si kalohet trashëgimia nga prindërit tek fëmija

Story i radhës

Fshati në Portugali përmbytet me dy milionë litra verë

Të fundit nga