rama kemi ngirut kallezim penal ndaj inspektorit te trashegimise kulturore 67f3f9c898cf7

Rama: Kemi ngirut kallëzim penal ndaj Inspektorit të Trashëgimisë Kulturore

April 7, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ekipi ligjori i Komunës ka iniciuar kallëzim penal ndaj Inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore për veprime që sipas tij, “shkelin ligjin dhe interesin publik”. Rama theksoi se të gjitha projektet madhore të qytetit janë bllokuar nga autoritetet qeveritare për arsye politike, duke penguar zhvillimin e Prishtinës.

“Të gjitha projektet transformuese që kemi filluar në kryeqytet, janë bllokuar dhe ndaluar nga autoritetet e qeverisë qendrore. Të gjitha projektet madhore, pa asnjë përjashtim!”, ka shkruar i pari i Prishtinës. 

Ai ka theksuar se gjatë mandatit qeverisës, Komuna ka kërkuar vazhdimisht mundësi bashkëpunimi për të punuar në interes të qytetarëve të Prishtinës, por kjo është penguar.

“Megjithatë, përpjekjet tona, në vazhdimësi janë penguar nga strukturat qeveritare, të cilat për arsye politike dhe interesa të ngushta kanë bllokuar realizimin e projekteve jetike për qytetin, madje duke shkelur ligjin!” – ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se, për shkak të situatës, janë detyruar të ndërmarrin hapa ligjorë, duke theksuar se nuk do të ndalen përpara çdo shkelësi të ligjit që dëmton të ardhmen e qytetarëve të Prishtinës.

“Do të veprojmë me të njëjtën rrugë dhe vendosmëri ndaj çdo personi që guxon të shkelë ligjin dhe të cënojë të ardhmen e qytetarëve të Prishtinës! Qytetarët tanë meritojnë një qytet të zhvilluar, dhe ne do të luftojmë me çdo mjet që kemi në dispozicion për t’i siguruar atyre këtë të ardhme!” – ka potencuar Përparim Rama në Facebooku, teksa ka bashkëngjitur edhe fotografi të dokumentit të kallëzimit penal.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vuciq propozon gjuro macutin per postin e kryeministrit 67f3f919198bc
Story i mëparshëm

Vuçiq propozon Gjuro Macutin për postin e kryeministrit

ka ndjenja per danjen aldo tregon te verteten ne fan club reagon dhe partneri i banores veprat flasin me shume se fjalet 67f3fab793200
Story i radhës

Ka ndjenja për Danjën? Aldo tregon të vërtetën në “Fan Club”, reagon dhe partneri i banores: Veprat flasin më shumë se fjalët

Të fundit nga

Fitoi BBVA4, Gjesti reagon në Instagram

Gjesti, fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka reaguar për herë të parë me një shkrim në rrjete sociale. Ai e quan një eksperiencë të paharrueshme dhe se
ShkoLartë