Duke folur me fermerët e Belshit në Elbasan dhe duke dëgjuar shqetësimet e tyre, Berisha theksoi se këtë radhë do të jenë qytetarët që do t’i japin përgjigjen e merituar kryeministrit Edi Rama.
Sipas Berishës, nuk do të jetë ai që do t’i japë ilaçin Edi Ramës por vetë qytetarët shqiptarë.
Qytetari: U vra shpresa. Kjo qeveri, jo që e degjeneroi këtë popull, por e shkatërroi totalisht. Po na humb dinjiteti kombëtar. A ka mundësi t’i gjejmë ndonjë ilaç atij, se ka marrë fund fare. Bëja këtë nder popullit shqiptar. Ne me politikën që do ndjeki PD, kam shpresë dhe bindje të plotë.
Berisha: Ju shtroni çështje të cilave qeveria duhet t’u përgjigjet. Kur tregu krijon probleme, ndërhyn qeveria pëër t’i zbutur maksimalisht. Kurse me fjalën e fundit, mendoj se ke bërë përcaktimin më të mirë që mund të bëjë një njeri. Kësaj here doktor nuk do jetë Sali Berisha, por do jeni ju doktorë që do i japin ilaçin atij. Ata do ja japin, edhe unë bashkë me ju.