Rama: Irani nuk ia doli të na shkatërronte infrastrukturën digjitale

min lexim

Në një intervistë dhënë për gazetën prestigjioze amerikane Washington Post, kryeministri Edi Rama thotë se sulmet kibernetike të mbështetura nga Irani synuan të shkatërronin infrastrukturën digjitale, por nuk ia arritën qëllimit.

“Në bazë të hetimeve, shkalla e sulmit ishte e tillë që synimi pas tij ishte shkatërrimi i plotë i infrastrukturës sonë për të na çuar në epokën e letrës dhe në të njëjtën kohë, zhdukja e të gjitha të dhënave tona. Ndjesia jonë e parë është se ata nuk ia dolën të shkatërrojnë infrastrukturën. Shërbimet janë rikthyer. Së dyti, të dhënat. Po, ata morën disa, por praktikisht jo me ndonjë rëndësi të veçantë”.

I pyetur për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Rama thotë se kjo ishte mundësia e vetme që kishin pas agresionit.

“Shqipëria nuk ka pasur marrëdhënie të rëndësishme me Iranin, kështu që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nuk ishte ndonjë humbje e madhe. Falë Zotit, goditjet nuk janë të dukshme, plagët nuk janë fizike, por gjithsesi mbetet një agresion, një sulm dhe një dëm i drejtpërdrejtë për sovranitetin kombëtar. A do t’i ruanit ju marrëdhëniet me një vend që ju sulmon?”.  

Rama përsërit qëndrimin që mbajti para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku kërkoi angazhim të këtij organizimi për parandalimin e sulmeve kibernetike.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se Irani do të sulmojë sërish, sepse është i motivuar nga urrejtja ndërsa për rrethanat se kur mund të rivendosen marrëdhëniet, Rama përgjigjet shkurt: “Në një Iran i lirë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VMRO-ja kërkon llogari nga MASH-i, kjo është arsyeja

Story i radhës

Era Istrefi dhe Don Xhoni bashkojnë forcat për një bashkëpunim, publikojnë pamje nga klipi

Të fundit nga